Ambasadorët e huaj diskutojnë në Prishtinë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

01 maj 2026 | 14:18

Në Ambasadën e Italisë në Kosovë është mbajtur një takim joformal me pjesëmarrjen e disa shefave të misioneve diplomatike, Zyrës së BE-së dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të Ambasadës italiane, takimi i organizuar nga ambasadori Antonini ka mbledhur “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë gjithashtu zhvillimet e brendshme politike në vend dhe situata në kontekstin rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë përkohësisht të gjitha pagesat…