Daut Haradinaj kujton Masakrën e Studimes: Kurrë s’do të heshtet përballë shtetit vrastar serb

02 maj 2026 | 09:54

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë, duke e cilësuar atë si një nga krimet që shpërfaq fytyrën e vërtetë të regjimit kriminal të Serbisë.

Haradinaj ka theksuar se në këtë masakër, 116 shqiptarë civilë të pafajshëm u masakruan mizorisht, ndërsa këto dëshmi dhe krime makabre mbeten kujtesa më e fortë për atë që përjetoi kombi shqiptar në rrugën drejt lirisë.

Ai ka shtuar se historia shqiptare është e shkruar me gjak dhe se nuk do të heshtet kurrë përballë shtetit vrastar serb që edhe sot strehon kriminelë serbë.

“Në përjetësi kujtimi për martirët e Studimes dhe gjithë dëshmorët e martirët e kombit”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet…