Çitaku: Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë

02 maj 2026 | 10:04

Ish-deputetja Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit institucionale në vend, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të papërgjegjshme ndaj shtetit.

Sipas saj, në “universin e Kurtit”, Kuvendi i Kosovës nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk konsiderohet në detyrë, ndërkohë që po vazhdojnë emërimet e zëvendësministrave, hapja e konkurseve për pozita të larta në shërbimin civil, si dhe vendime të tjera të rëndësishme.

Postimi i saj në ‘Facebook’:

Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë.

Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.

Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen.

#KrejtDheDrejt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka…