Demhasaj: Zgjedhjet e 7 qershorit janë testi më i qartë se sa seriozisht partitë politike e marrin Republikën e Kosovës

03 maj 2026 | 11:18

Analisti politik Arton Demhasaj ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si partitë politike në Kosovë po i qasen zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, duke i cilësuar ato si një test të rëndësishëm për seriozitetin ndaj shtetit dhe demokracisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Demhasaj ka ngritur shqetësime për përfshirjen e individëve të kontestuar në procesin zgjedhor.

Sipas tij, partitë po emërojnë komisionerë që përballen me akuza për manipulim votash, ndërkohë që në listat zgjedhore po kandidohen persona të cilëve, siç shprehet ai, “u rriten votat brenda natës”.

Postimi i plotë i tij:

Zgjedhjet e 7 qershorit 2026 janë testi më i qartë se sa seriozisht e marrin Republikën e Kosovës partitë politike.

– Emërojnë komisionerë nën akuza për manipulim votash.
– Kandidojnë njerëz që “rriten” me qindra e mijëra vota brenda natës.
– Mbushin listat me emra të zhytur në korrupsion.

E pastaj flasin për shtet, ligj e demokraci…
Kjo është tallje e hapur me qytetarët.
Më 7 qershor nuk është vetëm votim – është gjykim.
Ose e ndëshkojmë këtë mentalitet, ose e pranojmë që vota jonë të vazhdojë të përdhoset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet…