Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

03 maj 2026 | 13:20

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni.

Lajmin e ka bërë me dije zyra e kryeministrit.

Në Yerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse.

Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Schalke 04 ka arritur rikthimin e tij në Bundesliga pas…