Ish-deputetja e PDK-së: Bedri Hamza figura më stabile në politikën kosovare
03 maj 2026
| 15:39
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, në një intervistë për T7, ka thënë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është figura më stabile në politikën kosovare.
Ajo ka thënë se Hamza ka një qasje të matur, korrektësi institucionale dhe profil familjar që përkon me vlerat tradicionale të shoqërisë në Kosovë.
“Kosova, tani do të ketë mundësinë që të zgjedhë për kryeministër njeriun që vendos stabilitetin dhe interesin institucional mbi kalkulimet populiste”, ka thënë Ismaili-Ahmeti.



