Inter shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të

03 maj 2026 | 23:01

Inter Milan ka siguruar matematikisht titullin kampion në Serie A, pasi mposhti Parma me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 35-të.

Skuadra zikaltër zhbllokoi rezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë, kur Marcus Thuram realizoi për 1:0 në minutën 45+1. Në pjesën e dytë, Interi menaxhoi lojën me qetësi dhe vulosi fitoren në minutën e 80-të me golin e Henrikh Mkhitaryan.

Me këtë triumf, Interi shkon në kuotën e 82 pikëve dhe, tri xhiro para përfundimit të sezonit, shpallet zyrtarisht kampion. Ndjekësi më i afërt, Napoli, mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, duke mos pasur më mundësi ta arrijë kreun.

Ky është titulli i 21-të në historinë e klubit nga Milano, duke konfirmuar dominimin e plotë të këtij sezoni në futbollin italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore ndaj KB Pejës…