Bardhyl Mahmuti njofton për hapjen e së pames për babanë e tij në Tetovë
04 maj 2026
| 08:51
Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka njoftuar për hapjen e së pames për babanë e tij, atdhetarin dhe ish të burgosurin politik, Beqir Berisha, i cili ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
“Njoftim për hapjen e së pames
Të dashur miq,
Ju njoftojmë se, me rastin e vdekjes së babait tonë, do të hapim të pamën për ngushëllime.
E pamja do të mbahet në shtëpinë tonë, në Çarshi të Epërme, në Tetovë:
Të hënën, më 4 maj: 15:00–21:00
Të martën, më 5 maj: 09:00–21:00
Të mërkurën, më 6 maj: 09:00–12:00”, thuhet në njoftimin e tij.



