Nënkryetari Gola po merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së, e cila po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Konferenca nisi mbrëmë me një pritje mirëseardhjeje të organizuar në Parlamentin danez, ku i pranishëm ishte edhe Madhëria e Tij, Mbreti Frederik X i Danimarkës.
Republika e Kosovës po përfaqësohet në këtë konferencë nga nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola. Në konferencë po marrin pjesë delegacione parlamentare nga rreth 50 shtete evropiane.
Diskutimet po fokusohen në sfidat me të cilat përballet sot Evropa, përfshirë sigurinë, zgjerimin e Bashkimit Evropian, rolin e parlamenteve, qëndrueshmërinë demokratike dhe kërcënimet hibride.
Konferenca ka për qëllim të shërbejë si një platformë për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet parlamenteve evropiane.



