Përparim Rama merr vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve në “Dardani”

04 maj 2026 | 10:59

Nga sot, ka hyrë në fuqi ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania të Prishtinës.

Vendimi është marrë nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe vjen pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës së Prishtinës, rruga “Ilaz Kodra” tashmë do të funksionojë me një kah qarkullimi, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku” dhe duke vazhduar në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.

Ndërkohë, rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje qarkullimi, ashtu si më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po…