Slot me ankesa: VAR-i ka qenë tërë sezonin kundër Liverpoolit
Arne Slot ka kritikuar ashpër sistemin VAR gjatë këtij sezoni në Premier League.
Këto kritika erdhën pas humbjes së dhimbshme 3-2 ndaj Manchester United, duke pretenduar se shumica e vendimeve të sistemit VAR kanë shkuar kundër skuadrës së tij këtë sezon.
Sipas GOAL, Slot është ankuar për vendimin e marrë nga sistemi VAR, për golin e Benjamin Sesko, i cili sipas tij ishte prekje e topit me dorë
“Nëse ishte një prekje (nga Sesko) që mendoj se është, në një sport topi ka një kurbë të caktuar dhe ndryshon – duhet të jetë një kontakt, atëherë ne duhet të kemi një debat është i mjaftueshëm për të mos lejuar një gol. Unë nuk mendoj se është një surprizë për askënd këtë sezon që nëse ka një ndërhyrje VAR shkon kundër nesh. Ka qenë i gjithë sezoni i njëjtë”, ka thënë Slot.
Liverpooli shënojë humbje me rezultat 3-2 ndaj Manchester United në kuadër të javës së 35 në Premier League, ndërsa tanimë kanë mbetur vetëm edhe 3 xhiros para mbylljes së sezonit dhe skuadra e Slot gjendet aktuliasht në pozitën e katërt me 58 pikë.



