KEK-u nis remontin 30-ditorë të njësisë B2

04 maj 2026 | 12:17

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në përputhje me Bilancin Vjetor Energjetik (BVE), ka filluar zbatimi i remontit të rregullt vjetor 30-ditorë të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B.

Ky proces, siç është thënë është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike, rritjen e sigurisë në operim dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë.

“Ndërkohë, siç është bërë e ditur edhe më herët, njësia B1 e TC Kosova B i është nënshtruar projekteve madhore të modernizimit, përfshirë ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, të cilat kanë filluar në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor”, është thënë në njoftimin e KEK-ut të publikuar në “Facebook”.

Njëherësh është raportuar se paraditen e sotme kanë rënë blloqet B1 dhe B2, ndërkohë që nuk ka pasur njoftim zyrtar nga KEK-u.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja ndërkombëtare Annie O’Reilly, pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri…