Liga e Kampionëve, finalistët përcaktohen të mërkurën
Për dy ditët e ardhshme, do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të martën, do të zhvillohet një ndeshje dhe të mërkurën një tjetër, kur edhe do të dihen përfundimisht skuadrat finalist të këtij sezoni.
Dueli i parë, do të jetë ai ndërmjet Arsenalit dhe Atletico Madridit, i cili do të luhet të martën nga ora 21:00 në stadiumin “Emirates” në Londër.
Këto dy skuadra u përballen edhe javën e shkuar në Madrid, ndeshje në të cilën luajtën baras 1:1.
Ndërkohë, ndeshja tjetër dhe më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Bayern Munchenit dhe Paris Saint-Germainit.
Përballja e parë, e luajtur në Francë ishte e jashtëzakonshme, me Parisin që triumfoi me shifrat 5:4.
Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet më datën 30 maj në Budapest në Hungarisë.



