Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu: E rëndësishme të respektohet fuqia e subjekteve politike

04 maj 2026 | 15:21

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sa i përket emërimit të anëtarit të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë.

Ajo ka vlerësuar se e rëndësishme për të ka qenë që të kuptoj nëse do të bllokohet KQZ në rast se nuk e ka një anëtar.

“Sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë dhjetë anëtarë për momentin në KQZ, në total janë 11 anëtarë. Duke qenë se kanë kaluar të gjitha afatet për emërim edhe të një anëtari unë do ta trajtoj këtë çështje me seriozitetin më të lartë. E rëndësishme ka qenë për mua që të kuptoj nëse do të bllokohet KQZ në rast se nuk e ka një anëtar, kam marrë informacione që asgjë nuk rrezikohet nga kjo situatë, prandaj do të veproj në përputhje me përgjegjësitë atëherë kur e konsideroj që duhet të veproj. I kam dy kërkesa njëra nga LV-ja e tjetra nga PDK-ja, por ju e dini që mendimi im për këtë është tash e sa kohë jo prej momentit kur unë e kam marrë detyrën… Nuk e di a do të ketë, do të shohim a do të ketë, por e rëndësishme për mua është që të respektohet fuqia e subjekteve politike që ia kanë dhënë qytetarët e Kosovës, pra fuqia, proporcionaliteti, përfaqësimi, besoj që janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Guenael…