Thaçi rrëfen momentet më të vështira gjatë kohës së izolimit në Hagë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në intervistë për emsionin “Opinion” momentet më të vështira që nga viti 2020, ku ai shkoi në paraburgim në Hagë.
Teksa bën një kthim pas në kohë, duke treguar përjetimet dhe kontributin e tij për Kosovës, një nga momentent që ai e cilëson si drama e jetës së tij është se nuk ndodhej pranë gjatë kohës që babi i tij ishte i sëmurë në spiatl dhe që më pas ndërroi jetë.
Pjesë nga intervista
Cilat kanë qenë momentet më të vështira të këtyre 5 viteve në izolim?
Janë momente dhe ngjarje të paimagjinueshme për realitetin e sotëm evropian. Do të flisja me ëndje më konkretisht… por, rrethanat kufizuese nuk më lejojnë. Më 4 nëntor 2020, me të mbërritur në Presidencë, protokolli i zyrës më informoi se autoritet ndërkombëtare po kërkonin takim me mua atë pasdite. Arrestimet nga DHSK-ja kishin filluar. Koha e drekës kaloi shpejt. Aksioni ende vazhdonte. Më informuan me datë 26 tetor është konfirmuar aktakuzë kundër ush…” filluan të lexonin-të drejtat e mia. I ndërpreva. I pyeta kur duhet të nisem; më thanë “nesër ora 11:00″… me kërkesën time u shty për pak kohë. Qëndruan edhe pak minuta. lkën. Kishin kryer misionin e tyre. Tani ishte radha ime. Prej atij momenti jeta ime ndryshoi. Vendosa ta kursej familjen dhe opinionin të paktën edhe për atë mbrëmje. Kisha caktuar termin tek dentisti; protokolli mjekësor kërkonte që të qëndroja për trajtim mbi një orë. U lidha në telefon me prindërit, i informova se në mbrëmje do t’i vizitoja. Gjatë rrugës u zhyta në mendime. Dëgjoja muzikë të lehtë. Pak minuta para se të mbërrija në vendlindje më zuri një kllapi e shkurtër. Anestezioni kishte bërë të veten. Prindërit u gëzuan kur më panë. Ishte koha e darkës. Ju tregova se kisha qenë tek doktori dhe nuk mund të haja asgjë, por do të pija çaj të ngrohtë. Biseduam për gjëra familjare. Po përcillnin në televizion me shqetësim bastisjet dhe arrestimet që kishin ndodhur atë ditë. Dukeshin të mllefosur. Nuk kisha përgjigje… por kishin mbetur edhe pak orë kur do të dëgjonin lajmin e akuzës kundër meje. Jeta ime për ta ishte dashuri, ankth dhe krenari. Prindërit më herët mund të ishin frikësuar ndonjë arrestimi tim nga Serbia. Mund të kishin imagjinuar gjatë luftës që fare lehtë të dëgjonin ndonjë lajm të kobshëm. Siç iu ndodhte prindërve të tjerë të cilët vajzat apo djemtë e tyre i kishin luftëtarë lirie. Por se të ndodhte diçka e tillë gati 25 vite pas luftës, nuk besoj t’ju ketë shkuar në mendje ndonjëherë. E dija se si do të ndiheshin kur nga e nesërmja do t’ju mungonte biseda jonë telefonike e mëngjesit. Që për prindërit dhe mua ishte një Iloj terapie ditore. Me t`’u kthyer në Prishtinë, shkova tek floktari (Dreni). I thashë: kësaj radhe qethmi flokët më shkurt se zakonisht… sepse do të qëndroi pak më gjatë jashtë vendit. U duk i befasuar nga kërkesa ime-edhe pse koka ime, kurrë nuk i përzihesha në zanatin e tij. U ktheva në shtëpi, u përpoqa të dukesha dhe sillesha sa më i rregullt dhe i zakonshëm. la arrita. Fieta mirë. Nata kaloi shpejt. Me 5 nëntor 2020, në mëngjes i tregova Lumes dhe Endritit; i thirra edhe prindërit e iu thashë “po thonë që edhe unë duhet të shkoj në Hagë”. U mërzitën shumë, më porositën: “ruaje shëndetin… çka të vjen prej njeriut mos u mërzit… qysh e ka shkruar Zoti”. Rreth orës 10:00 kisha ftuar në takim të përbashkët ambasadorët e SHBA-së, Anglisë, Giermanisë, Italisë, Francës dhe përfagësuesin e BE-së. Edhe pse piku i COVID-it, erdhën të gjithë. Ndieja përgjegjësi t’i informoja edhe zyrtarisht për dorëheqjen nga presidenca. Takimi zgjati rreth 20 minuta. Shprehën keqardhje çka kishte ndodhur, vlerësuan gatishmërinë time për shkuarie vullnetare në Hagë, për përgjegjësinë dhe shembullin që po tregonim për t’u përballur me drejtësinë. Kur po largoheshin, njëri prej tyre, më kryesori, u nda nga grupi për pak sekonda më tha: “qëndro i fortë, mund të kthehesh edhe më i fortë”. la ktheva me humor: “më duhet të qëndroj…por më shumë do të preferoja të qëndroj kështu si jam me këtë shëndet dhe fuqi, sesa të shkoi në Hagë për të marrë energji të reja…”.
Ora 11:00, mbajta konferencë me gazetarë. Mesazhi im kryesor ishte: “JO LAMTUMIRË, POR MIRUPAFSHIM”. Rikthehem në zyrë. Bashkëpunëtorët dhe stafi i administratës dukeshin të mërzitur. Bëmë disa fotografi; më përcollën me duartrokitje dhe lot në sy. Endriti më ishte ngjitur për trupi; ishte i fundit me të cilin u ndava përqafueshëm. Si president i votuar nga të zgjedhurit e popullit, me 2/3 e deputetëve, më duhej të braktisja presidencën, të shkoja në geli. Tani e posedoja fletarrestimin, por jo aktakuzën. Kishin mbetur edhe tre muaj për të përfunduar mandatin e plotë. Pothuajse isha i sigurt se do të rizgjidhesha edhe në mandatin e dytë. Për këtë po ndërkohë konsensus i mjaftueshëm politik. Tek sovrani isha fitues, ky fakt më bënte të ndihem mirë. Ora 11:45, nisem me makinë pa eskortën presidenciale drejtimi i Fushë Kosovës. Trafiku ishte i rënduar. Vështroja qytetarët krejt zakonshëm-secili i fokusuar në punën dhe rutinën e vet ditore. Pavarësisht momenteve io normale që po përjetoja personalisht, ndihesha mirë që të paktën po e lija Kosovën shtet normal, me qytetari që tanimë i takonin botës së lirë me mundësi të mëdha. Me Prishtinën kisha ndërtuar një lidhje organike me përjetimet e çdo etape të jetës. Në mendjen time po bëja një rekapitullim që nga ardhja ime e parë në fillim të viteve tetëdhjetë, kur ende isha nxënës i shkollës së mesme në Skenderaj. Njëri nga vëllezërit duhej të operohej pas një lëndimi në këmbë; qëndrova tri-katër ditë pranë vëllait. Kohën gë nuk lejohej të qëndroja në spital e kalova tek disa vendas- studentë në qendrën e studentëve. Gjithmonë e kujtoj me respekt kujdesin njerëzor dhe profesional të Dr. Shaban Hasit për vëllanë Kjo është hera e parë që përjetova dhe shijoja jetën studentore: ushqimin dhe kompotin në mensë, letrat që luanin dhe çajin që pinim, muzikën gë dëgjonin, librat qq lexonin, gjallërinë dhe optimizmin e jetës së tyre. Me gazetën studentore “Bota e Re” veç isha i familjarizuar. Me bëri përshtypje fokusimi i studenteve për leximin e kujdesshëm të artikujve të gazetës kulturore “Fjala” e cila po ju përgjigjej guximshëm sulmeve që i bëheshin kulturës, intelektualeve dhe historisë shqiptare (gjithçka gë ishte shqiptare), prej Akademisë se Shkencave të Serbisë dhe mediumeve nga Beogradi dhe adresave tjera antishqiptare në ish-jugosllavi. Interesante, dëgjova shumë pak të flitej për politikë edhe pse kishin kaluar vetëm 5 vite nga demonstratat popullore (jo revolucioni) për REPUBLIKË të vitit 1981. Ndoshta edhe unë nuk ua mbushja syrin të flisnin në pranin time. Sikur të kishte ndodhur incident e jo demonstrata masive. Veç heshtje. Tani askush, asnjë ankesë për pritjet e gjata për ushqim në mensë, për dritat që iknin herët dhe vinin vonë, për banjot e përbashkëta të papastërta e me xhama të thyer, dhomat e ftohta, një herë në javë ujë të ngrohtë për dush, papastërtinë e korridoreve të gjata dhe të errëta. Në pamje giëthçka dukej se ishte normalizuar. Kishte ndodhur çka kishte ndodhur. E kaluar e harruar. Askush asnjë fjalë për Kosovën Republikë. Ende nuk isha pjesë e asnjë organizimi politikë. Megjithëse kisha vendas-të dënuar deri në 15 vite burg pikërisht për organizimin dhe nisjen e atyre demonstratave. (Gani Koci me shokë e tij student). Me disa prej tyre kisha njohje familjare. Tri vite më vonë, si student, Prishtina, fillimisht si shumë të tjerë, edhe mua më përpiu në rrëmujën dhe zhurmën e saj. Por, sa me shume që e njihja dhe e kuptoja Prishtinën, e doja dhe punoja edhe më shumë për Kosovën. Sa më shumë përfshihesha ne studime dhe integrohesha në jetën sociale, ag më shumë synoja të kapërcej kufijtë mental dhe hapësirën fizike të këtij qyteti. Se si trajtohej Kosova nga bota kuptova edhe më shumë, pas takimeve me zyrtar diplomatik të ardhur nga Beogradi prej ambasadave të SHBA-së, Britanisë së madhe dhe Francës, në pranverë 1992, në rektoratin e universitetit (tek Kuarti Kinez në Prishtinë ). Diplomatët folën me rektorin “për mundësinë eventuale të rikthimit të studentëve në objekte dhe për të e drejtat njeriut”. Kur në emër të studenteve pyeta për pozicionin e tyre për pavarësinë, diplomatët u përgjigjën drejtpërdrejt “Ju mund të flisni, por kjo çështje nuk është në agjendën e shteteve tona “Rektori Ejup Statovci u dëshpërua shumë nga kjo përgjigje Fillova të rezonoja më ndryshe nga mjedisi; bëra diferencimin e mjaftueshëm në mënyrë që pikërisht nga Prishtina të fillonte ndryshimi i dinamikës dhe drejtimi politikë për çlirimin e Kosovës. Prishtina deri në fillim të viteve 1990 paraqiste adresën politike, ekonomike, kulturore, intelektuale të të gjithë shqiptarëve brenda sistemit të ish-Jugosllavisë Ishte qendra e bashkimit të provincializmave të vajzave dhe djemve që shkolloheshin, punësoheshin, krijonin familje dhe pastaj vendosnin të jetonin në Prishtinë. Një vend që zbuste kontrastet e mentaliteteve periferike në mënyrë harmonike në një identitet unik kombëtar, por ende jo me qartësi politike. Universiteti i Prishtinës gradualisht i de-jugosllavizoi shqiptarët në rrafshin mental social, kulturor dhe politik. Formësoj politikisht Lëvizjen Kombëtare për shtet të Kosovës. Ndikim kritik në vitet tetëdhjeta kishin pasur ardhjet e pedagogëve nga Tirana në Prishtinë dhe vizitat e ndërsjella. Popullsia po rritej. Prishtina vit pas viti po zgjerohej. Por nga mesi i viteve tetëdhjetë. kaloi në një moratorium infrastrukturor të padeklaruar. Deri në ditët e para të lirisë gjithçka ishte e ngrirë Atë ditë duke shikuar pamjet panoramike të Prishtinës, mu fiksua se qendra definitivisht po i mbetej të kaluarës-fenomen i kryeqendrave, ndërsa periferia shpejt po i takonte të ardhmes. Përballë fakultetit filologjik në udhëkryq prita dy tre minuta; çuditërisht edhe semaforët më dukej sikur punonin më ngadalë se zakonisht. Thirrjet telefonike dhe mesazhet solidarizuese vazhdonin. Nga brenda makinës, vështroja platonë e fakultetit; nuk mund të mos kujtoja një takim në qershor 1991 me Adem Jasharin pikërisht në atë hapësirë. Kishte ardhur shoqëruar me një shokë-bashkëvendës. Asnjëri nga ne ende nuk ishim te përndjekur nga Serbia. Qëndruam aty një kohë, ulur në shkallë; ishte kohë e bukur me diell. Bëmë edhe një fotografi; sapo kisha mbushur 23 vite. Kjo mbresë paraqet një nga evenimentet më të çmuara të jetës sime. Pastaj kemi shëtitur nga “tre sheshirat” e atëhershëm përgjatë hapësirës para hotel Grandit, shëtitores (Nënë Tereza) nën hijen e blirëve deri tek Teatri Kombëtar; u kthyem në të njëjtën rrugë Jugosllavia kishte filluar të shkatërrohej. Qeshem jo pak duke lexuar parullën”PAS TITOS-TITO”, e cila ende mbahej e vendosur në ballë të njërës prej objekteve në qendër të kryeqytetit. Ademi me pamje magjepse, entuziaste dhe tunduese-njeri unik. Drekuam në restorantin “Grill” në Kodër të Diellit. Ademi interesohej për jetën e studentëve pyeste: çka nëse Serbia do te mbyllë universitetin? Si do të reagojnë profesorët dhe studentët? Vazhdimisht insistonte se këto punë nuk ndreqen veç me llafe… gjate gjithë kohës, rreth tri orë, ishte qetë, gazmor, biseda u përcoll me ngrohtësi te thellë humori; folëm jo pak edhe për politikë…shprehte respekt dhe besim për Demaçin…pasi që rehatuam gjerat për çka edhe ishim takuar.. ata u kthyen për Drenicë, unë mbeta në Prishtinë; ishte afati i provimeve…Do të rrëfej më tepër kur do të kem më shumë hapësirë Gjatë javëve të para të verës nganjëherë më pëlqente të bëja not në pishinën e Gërmisë. Në fundjavë frekuentoja edhe kafe-baret e kohës. Studentet që banonim në konvikte, kryesisht mësonim në Bibliotekën Kombëtare dhe në pallatin e rinisë, derisa a autoritetet serbe na përzunë edhe nga aty. Tutje vazhdoja tre muaj pushime sezon vere në vendlindje. Këtë kohë e prisja me padurim. E pëlqeja shumë, garën me kuaj (kalërimin) në fshat me moshatarët e mi, gjatë mbrëmjeve. Jo rrallë edhe jam rrokullisur. Gara me kuaj përsëritej çdo verë, ishte bërë një lloj tradite dhe kulture lokale ndër ne. Kujdesesha edhe për kafshët shtëpiake. Kam ndihmuar prindërit kur më jepej mundësia: në vjeljen e pemëve dhe perimeve, në mbjelljen, mihjen dhe korrjen e misrit apo në orët e mëngjesit nxjerrjen e fasules ( punë e mërzitshme për mua). Si i ri kam kryer çdo punë fshati. Por kujtoj me endje jo të mirë, një sezon kur babai kishte vendosur të mbjell në një parcelë toke afër shtëpisë mijëra fije duhani. Diçka të tillë kishin bërë edhe disa fqinj. Ndoshta kjo edhe ishte arsyeja pse babai kishte bërë sipas meje një “mëkat” të tillë. Ishte hera e parë që praktikonim duhan në arat tona. U angazhuam e gjithë familja- i madh e i vogël. Duhej të respektonim saktësisht kohën që i përshtatei kultivimit te kësaj bime, ta mihje disa herë, punë vec në mot fresku në agimin e hershëm (i përgjumur) apo në prag të muzgut në mbrëmje, kur edhe e humbisja lojën e futbollit. Parcela nuk kishte vaditje, as ujësjellës atë kohë nuk kishim në fshat, vaditja e fijeve nga puset tona ishte pothuajse mision pamundur. Gjithë lagjes filloi të vinte era duhan…vjelëm rezultatet që mundem…në vjeshtë kishte dakordsi unike brenda familjes… kurrë ma rrënjë duhani në arat tona. Nga ajo kohë fillon edhe refuzimit im ndaj cigares. Edhe pas luftës nganjëherë gjatë fundjavave kam qëndruar afër babait duke u kujdesur për kosheret e bletëve. Sot kur kujtoj të gjitha këto më bëjnë të ndihem shumë mirë. Por nuk e pëlqeja të ngasja traktorin, nuk kam qenë entuziast apo i magjepsur as për të bërë xhiro me makinat që i sillnin vëllezërit nga perëndimi. Leje për vozitje nuk mora kurrë në Kosovë. Nuk kisha interesim. Në Tiranë e mora një leje-sa për të thënë v. 1993- nuk e përdora asnjëherë. Kohën që jetova në Zvicër më pëlqente te udhëtoja me tren. As gjatë luftës në Kosovë nuk përdorja makinë; e pëlqeja lëvizjen nga një hapësirë në tjetrën duke ecur këmbë. Ishte më e shëndetshme dhe më e sigurt. Mjaftonte të kisha nië radio-transistor në dorë Natyrisht në raste të veçanta kam lëvizur edhe me makinat e bashkëluftëtarëve Pas luftës u futa në jetën rutinë protokollare. Edhe sot më me dëshirë e përcjell ně televizion “Horse Racing” sesa F1. Megjithëse më intrigojnë me inteligjencë dhe shkathtësi Verstappen apo Hamilton dhe garues të tjerë të spikatur. Në Prishtinë kam jetuar dhe shijuar përjetimet sociale, etike, profesionale, vlerat dhe antivlera, harmoninë dhe kontradiktat e shoqërisë kosovare. E kam jetuar kohën nën okupim, historinë e lirisë e pavarësisë dhe ndërtimin e realitetit demokratik. Si student kam banuar gati në të gjitha lagiet e saj: në bodrume të errëta e të ftohta, lagështi me myk e plot minj; në gendrën e studentëve edhe pse e zhurmshme jeta ishte e rehatshme; kam banuar edhe në katet e larta të rrokaqieive pa ashensor, më shumë pa ujë se me ujë. Pamia infrastrukturore nuk më ka pëlgyer. Në raste të jep edhe ndjenjën e qytetit bajat, monoton me tipare te mbetura infrastrukture komuniste. Prishtina metropolitane me histori të vlerësuar, por sot me shumë risi dhe plot befasi. Edhe pse me i ndoturi ne Evropë. Është vështirë të gjesh gytet më të gjallë në rajon. Ekziston një harmoni mbresëlënëse mes vendaseve dhe të ardhurve të pas luftës së dytë botërore dhe atyre të dekadave të fundit. Jam ballafaquar me situata dhe rrethana psikologjike interesante dhe dramatike. Jo rrallë i përshtatet përshkrimi i Nolit për shgiptarët e kohës së vet. Për ndjenjën, silljen dhe paraqitjen fizike: Një “fshatar” është më shumë bej sesa një bej, dhe një “bej” është më shumë fshatar sesa një fshatar. Prishtinës jo rrallë i përgjigjet realiteti: Nië “qytetar” është më shumë fshatar sesa një “fshatar”, dhe një “fshatar” është, e ndjen veten dhe paraqitet më shumë qytetar sesa një qytetar. Vetëm pak muaj pas përfundimit të studimeve, nga Prishtina në korrik të vitit 1993 isha arratisur pa rënë në sy, kujdesshëm dhe shumë heshtur. Falë kujdesit të disa shokëve, evitimi nga përballja me sigurimin serb ishte nië mënyrë edhe dhurate fati, Pas 6 vitesh, qershor 1999, u ktheva zhurmshëm në qytetin e lirë. Atë pasdite 5 nëntori 2020 po më largonin me spektakël medial. Ishte skenar dhe mesazh ogurzi. Rreth orës 16:00 fluturuam drejt Holandës. Pas përfundimit të procedurave fillestare në qendrën e paraburgimit, pak para orës 21:00 përfundova në qeli. …Me t’u mbyllur dera, përgatita një çaj vetes. U shtriva dhe shikoja televizionin. Rreth mesnate më zuri gjumi. Pas kaq vitesh – BESOJ RIKTHIMI NË PRISHTINË DO TË JETË MË NORMAL DHE I QETË. Moment tjetër të cilin nuk do ta harroj kurrë ka genë viti 2025 kur vizitova babanë në spital- nën ruajtjen e DHSK-së. Autoritetet giygësore më kishin refuzuar disa herë vizitën… Në fund më për arsye humanitare më lejuan të udhëtoja disi. Babai tani po lëngonte në shtrat, po kalonte orët e fundit të jetës; derisa po çmalleshim,… Përjetova çastet më të shpejta e më të rënda të jetës. Ato momente kisha veç një dëshirë, ta ndalja tik-takun e akrepave të orës…E dija se ishte hera e fundit që po e shihja të gjallë. Nuk mund të imagjinoja atë që përjetova, mbetet dramë në jetën time. Derisa po largohesha zemra po më rrihte fort, sikur po ma çante gjoksin. Truri më gjëmonte. Shikimi mu mjegullua. Trupi më ishte këputur. Duke u larguar, me të dalë në korridor takova dy motrat; ishim në distancë tre-katër metra. U përshëndetëm sikurse me lëvizje koke robotike; e kishim të ndaluar të ndërronim fjalë, të shtrëngonim duart e lere më të përqafoheshim. Por nuk ka ndalesë ligjore, urdhër apo fuqi tjetër gë mund t’i ndalojë përjetimet… shikimi i fliste shikimit. Në sytë e motrave pashë rrëketë e lotëve të dy zemrave të pastra dhimbshmërie shpirti për babanë që po i linte, si dhe për vëllanë me të cilin nuk mund ta ndanin dhimbjen dhe ngushëllimin. Atë ditë mu mohua e drejta të takoja Endritin; qëndronte para hyrjes së spitalit. U përshëndetëm në distancë. Babai kishte punuar dhe luftuar gjithë jetën për lirinë time; paradoksalisht mu privua liria dhe e drejta të qëndroj afër tij në çastet e fundit të jetës së tij. Gjatë ceremonisë së varrimit, në mungesë time, Endriti hodhi një grusht dheu edhe për mua mbi varr. Unë nuk jam rritur në kopsht fëmijësh; mënyrën si jam edukuar gjatë fëmijërisë e kam nga prindërit dhe miedisi social Megiithatë, edukatën familjare nuk ka çerdhe apo akademi që e zëvendëson apo e plotëson.



