Thaçi nga Haga: Nuk mallkoj askënd, borxh nuk i kam askujt në këtë botë

04 maj 2026 | 23:09

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Ai tha se fakti që ndodhet në Hagë nuk e bën ta mallkoj askënd dhe se borxh nuk i ka askujt.

“Fakti që jam këtu nuk më bën të mallkoj askënd e as nuk i lutem askujt. Borxh nuk i kam askujt në këtë botë. Vetmia nuk më ka ngrysur apo mbyllur brenda lëkurës sime. Jam arratisur – e thyej vetminë me lexim dhe shkrim. Nuk jam i zemëruar me askënd. Përkundrazi. Në ndërgjegje çdo çast në qeli e kam qëndresën dhe shpresën. Padrejtësisë po i përgjigjem me ndërgjegje të revoltuar, por me optimizëm. Besimi në drejtësi më ndihmon më së shumti. Por, edhe pse po kaloj vitin e gjashtë në izolim, kam vendosur ndoshta të mbetem “naivi” i fundit në vendin tim. Të besoj në vlera, humanizëm dhe drejtësi.”, ka thënë Thaçi./Periskopi/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në intervistë për…