Ekspozita ndërkombëtare “Midis Hapësirës dhe Imazhit, Integriteti 4.0” hapet sot në Galerinë e Fakultetit të Arteve
Në Galerinë e Fakultetit të Arteve, sot në orën 19:00, do të bëhet hapja solemne e ekspozitës kolektive “Midis Hapësirës dhe Imazhit – Integriteti 4.0”.
Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Politechnika Śląska në Poloni, përkatësisht me Fakultetin e Arkitekturës – Departamentin e Arteve të Bukura dhe Dizajnit.

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Galerisë së Fakultetit, kësaj here publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një qasje të veçantë me frymë arkitektonike. Ekspozita sjell punime të realizuara nga profesorë universitarë ndërkombëtarë, të cilët prezantojnë krijimtarinë e tyre artistike.
“Midis Hapësirës dhe Imazhit – Integriteti 4.0” organizohet në kuadër të programit vjetor të galerisë dhe përfaqëson një dialog bashkëkohor ndërkombëtar mes hapësirës dhe imazhit.



