Mourinho, favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit

05 maj 2026 | 13:45

Jose Mourinho, po rikthehet në krye të skuadrës së Real Madridit, kanë raportuar të martën mediumet në Spanjë dhe Portugali.

Në fakt, thuhet se Mourinho është favoriti kryesor për t’u emëruar trajner i Real Madridit, me të përfunduar sezoni aktual.

Madje, thuhet se tashmë ka kontakte mes të gjitha palëve, Real Madridit, Mourinhos dhe Benficas, ekip me të cilin trajneri portugez ka kontratë deri në vitin 2027.

Drejtuesit e Realit tashmë kanë njoftuar Benfican se do të bisedojnë me Mourinhon, i cili ka shprehur gatishmërinë e plotë për t’u kthyer në “Santiago Bernabeu”.

Mourinho në krye të Real Madridit do ta zëvendësonte Alvaro Arbeloan, i cili do të largohet me të përfunduar sezoni dhe është njoftuar nga klubi se nuk do ti vazhdohet kontrata.

Arbeloa u emërua trajner i përkohshëm i Real Madridit pas largimit të Xabi Alonsos, ndërsa Mourinho ka qenë për tri vjet në krye të ekipit spanjoll, prej vitit 2010 deri në vitin 2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Informim dhe Privatësi, Zyra e Komisionerit për të…