Evertoni kontakton Juventusin për Zhegrovën
Skuadra e Evertonit ka ndërmarrë hapa konkret në lidhje me transferimin e Edon Zhegrovës, kanë raportuar të martën mediumet angleze.
Është bërë me dije se Juventusi ka kontaktuar Juventusin në lidhje me Zhegrovën, e ardhmja e të cilit nuk është e sigurt te skuadra italiane.
Evertoni po insiston për Zhegrovën, por dëshiron huazimin e tij për sezonin e ardhshëm dhe me opsionin e blerjes pas një viti.
Te skuadra e Juventusit ende nuk kanë marrë një vendim të prerë për Zhegrovën, i cili ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2030.
Verën e shkuar, Zhegrova i është bashkuar Juventusit nga Lille, por në sezonin e tij të parë ka pasur pak minuta me fanellën e skuadrës nga Serie A.
27-vjeçari deri më tani, ka regjistruar 24 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat apo në total ka vetëm 485 minuta lojë.



