Partitë mund t’i shpenzojnë mbi 2 milionë euro në fushatë, 1 euro për çdo votues

05 maj 2026 | 15:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin sipas të cilit çdo subjekti politik mund të shpenzojë deri në 2 milion e 92 mijë e 202 euro, për fushatë, që korrespondon me 1 euro për çdo votues të regjistruar.

Ky kufizim është përcaktuar në bazë të Rregullorja Zgjedhore nr. 07/2024 dhe të dhënave nga lista preliminare e votuesve, ku numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë arrin në 2 milionë e 92 mijë e 202 votues.

Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ka bërë me dije se fushata zgjedhore do të zhvillohet nga 28 maji deri më 7 qershor 2026, duke përfunduar para hapjes së qendrave të votimit.

Ai ka theksuar se kufizimi i shpenzimeve është llogaritur në përputhje me dispozitat ligjore, konkretisht 1 euro për votues, dhe bazohet në ekstraktin e listës preliminare të votuesve të datës 30 prill 2026.

Ky vendim synon të sigurojë transparencë dhe barazi në garën zgjedhore, duke vendosur rregulla të qarta për financimin e fushatave politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Perfect Bakery Sh.P.K. me seli në Prishtinë shpall të pavlefshme…