Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në SHBA
05 maj 2026
| 16:05
Bordi i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA e ka pranuar për shtatë vjet (deri me 31.12.2033) Agjencinë e Kosovës për Akreditim, me statusin e “autoritetit akreditues” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin zyrtar të dërguar drejtorit të përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, Loretta C. Waldron, zëvendëspresidente për Shërbime të Njohjes në Këshillin për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA, konfirmon se “Bordi i Drejtorëve të CHEA-s ka miratuar rekomandimin e Komitetit dhe e ka njohur Agjencinë e Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues”.



