Koalicioni i Ramës me PDK-në pritet të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së
05 maj 2026
| 16:03
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila pritet të nisë pas pak, do të diskutohet edhe koalicioni i Përparim Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në kryeqytet.
E pyetur nëse ky koalicion do të jetë pjesë e diskutimit, ajo është përgjigjur shkurt: “Të gjitha këto janë tema partiake që do të diskutohen”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të martën përmes një postimi në “Facebook” se do të nisë bashkëpunimin politik me PDK-në në kryeqytet.



