Visa emëron Sergii Martynchuk si Zëvendëspresident të Lartë dhe Drejtor të Përgjithshëm të Grupit për Ukrainën, Moldavinë, Europën Jugore dhe Lindore, Azinë Qendrore dhe Kaukazin
Visa, një lider global në pagesat digjitale, njoftoi sot emërimin e Sergii Martynchuk si Zëvendëspresident i Lartë dhe Drejtor Rajonal i Grupit për Ukrainën, Moldavinë, Evropën Jugore dhe Lindore, Azinë Qendrore dhe rajonin e Kaukazit. Me bazë në Kiev, Martynchuk do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për operacionet dhe strategjinë e Visa në 17 vende.
Sergii Martynchuk pason Cristina Doros, e cila ka marrë një rol të ri global në kuadër të Visa Value Added Services dhe së fundmi është zhvendosur në selinë qendrore të Visa në San Francisko, SHBA. Ai do të fokusohet në forcimin e partneriteteve me institucionet financiare, tregtarët, kompanitë e teknologjisë dhe partnerët qeveritarë, duke përshpejtuar njëkohësisht adoptimin e pagesave digjitale në të gjithë rajonin.
“Jemi shumë të kënaqur që mirëpresim Sergii në Visa,” tha Dr. Tareq Muhmood, President Rajonal i Visa për Evropën Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. “Përvoja e tij e thellë në teknologji, eksperienca e fortë drejtuese në rajon dhe aftësia e provuar për të udhëhequr ekipe të ndryshme do të forcojnë më tej kapacitetet tona dhe do të na ndihmojnë të krijojmë edhe më shumë vlerë për klientët dhe partnerët në 17 vende.”
Martynchuk sjell afro dy dekada përvojë në pozicione të larta drejtuese në rajon, së fundmi në Cisco, duke kombinuar ekspertizë të thellë në transformimin e udhëhequr nga teknologjia me një histori të suksesshme në zbatim dhe menaxhim ekipesh. Ai ka drejtuar organizata të mëdha, duke nxitur rritjen dhe ndërtuar marrëdhënie të besueshme me klientët, partnerët dhe rregullatorët, dhe ka formim akademik në Shkenca Kompjuterike dhe Financë.
“Jam i nderuar që bashkohem me Visa dhe të udhëheq këtë rajon me shumë tregje në një moment kaq të rëndësishëm për industrinë e pagesave,” tha Sergii Martynchuk, Zëvendëspresident i Lartë dhe Drejtor Rajonal i Grupit për Ukrainën, Moldavinë, Evropën Jugore dhe Lindore, Azinë Qendrore dhe Kaukazin. “Së bashku me ekipet dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë të avancojmë pagesat digjitale për individët dhe bizneset, të zgjerojmë zgjidhjet për lëvizjen e parave dhe të mbështesim rritjen e klientëve përmes shërbimeve me vlerë të shtuar, të mbështetura nga teknologjia, siguria dhe relevanca e fortë në treg.”
Në tregun e Evropës Juglindore, Visa ka bashkëpunuar për 40 vite me banka, tregtarë dhe institucione qeveritare për të ndërtuar një ekosistem të avancuar, të sigurt dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale. Përmes këtyre partneriteteve, Visa vazhdon të nxisë inovacionin në fusha si të dhënat me kode sigurie, pagesat biometrike dhe tregtia elektronike. Ukraina është gjithashtu vendndodhja e selisë rajonale të Visa-s, duke shërbyer si një qendër për implementimin e teknologjive më të avancuara globale të pagesave në 17 vende.
Rreth Visa
Visa (NYSE: V) është një lider botëror në pagesat digjitale, duke mundësuar transaksione ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe enteve qeveritare në mbi 200 vende dhe territore. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke ndihmuar individët, bizneset dhe ekonomitë të lulëzojnë. Ne besojmë se ekonomitë gjithëpërfshirëse për të gjithë, kudo, fuqizojnë të gjithë – dhe se aksesimi është themeli për të ardhmen e lëvizjes së parave. Më shumë informacion në Visa.com.



