Haradinaj në përvjetorin e vëllait, Luanit: Krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tij mbizotëron mbi dhimbjen

06 maj 2026 | 15:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të mërkurën në Deçan dhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan heroin e Kosovës, Gjeneralmajor Luan Haradinaj, si dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.

Në këtë ditë përkujtimore, që përkon edhe me 6 majin, datën e lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, u shënua edhe 29-vjetori i rënies së Luan Haradinajt.

Gjatë homazheve u theksua roli i Luan Haradinajt në organizimet çlirimtare dhe ndikimi i tij në mobilizimin e luftëtarëve që iu bashkuan rrugës së lirisë deri në fitore.

Ramush Haradinaj vlerësoi se sakrifica dhe heroizmi i tij, si dhe i bashkëluftëtarëve, përbëjnë themelin e lirisë së Kosovës.

Ai theksoi se, pavarësisht dhimbjes, krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tyre do të mbizotërojë gjithmonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar një…