Hoxhaj, Grabovci e Rama nderojnë Smajl dhe Luan Haradinajn (video)
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, Adem Grabovci dhe Rafet Rama, kanë nderuar Smajl dhe Luan Haradinajn, dy nga figurat e rëndësishme të rezistencës dhe lirisë së Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se “sakrifica e tyre mbetet amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë”.
“Sot, në Gllogjan, nderuam me përulësi Smajl dhe Luan Haradinajn, dy emra që u bënë simbol i rezistencës dhe lirisë së Kosovës. Sakrifica e tyre mbetet amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Përkulje e përjetshme para sakrificës së tyre. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në mbishkrimin e videos së publikuar në “Facebook”.
Kujtojmë se Smajl Haradinaj ka ndërruar jetë më 5 maj të vitit 2009, ndërsa Luan Haradinaj ka rënë në altarin e lirisë më 6 maj të vitit 1997.



