Operacion kundër korrupsionit, arrestohen shtatë persona për shpronësime të paligjshme

06 maj 2026 | 16:42

Në kuadër të një hetimi për shpronësime të kundërligjshme, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.

Si rezultat, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra penale si dhënie dhe marrje ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ndihmë në kryerjen e këtyre veprave. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje teknologjike, dokumente dhe mbi 6 mijë euro para të gatshme.

Autoritetet kanë bërë me dije se për të njëjtin rast, edhe në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar shtatë persona të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka humbur mbështetjen e shumë tifozëve të Real…