Haradinaj për kostumin e tij: Është i Habsburgëve, ishin armiq të armiqve tanë

06 maj 2026 | 16:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë i veshur shpesh me kostumin, të cilin e kishte të veshur edhe të mërkurën në Gllogjan.

I pyetur nga nëse kjo ka një simbolikë ai është përgjigjur se është një kostum tradicional e një zone gjermanofone.

Haradinaj ka thënë se ky është kostum i zonës së Habsburgëve, të cilët ishin armiq të serbëve dhe e kanë sulmuar perandorinë e atëhershme serbe.

“Më falni, po kjo është veç një kostum tradicional, veshjet e një pjese të zonave gjermanofone, Habsburgve përpara… Ne këtu në shesh e kemi një shesh ‘Sheshi i Habsburgve’. Habsburgët gjatë qeverisjes së tyre ose sundimit të tyre atje kanë qenë armiq të armiqve tanë. Pra, e kanë sulmuar perandorinë e atëhershme serbe e të tjerë dhe është një lloj miqësie, pra miqësie. Vetëm për atë”, ka thënë Haradinaj.

Ai e ka bërë të qartë se kostumi nuk është uniformë lufte, duke shtuar se kur ka ardhur sunduesi i Habsburgëve të vizitojë Deçanin e ka pasur të veshur këtë kostum.

Ramush Haradinaj këtë deklaratë e dha në 29-vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj, me ç’rast janë bërë homazhe tek lapidari i tij në Deçan./KP

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i përmendur…