Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së (VIDEO)
Anëtari i Partisë Socialdemokrate Florin Krasniqi, ka pasur kritika të ashpra ndaj liderit të VV-së dhe njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Krasniqi deklaroi se Kurti “do t’ua dërgojë njësinë speciale komandatëve të UÇK-së”.
Ai në emisionin DPT te Fidani dha edhe arsyet se pse mund të ndodh kjo.
“Mbaje në mend! Ka me ua çu, si t’i merr krejt pushtetet. Mbaje në mend çka të thotë Florin Krasniqi, e ata kanë me rezistu bashkë me mua”, deklaroi Krasniqi.
“Thashë s’i kemi lënë krajla e sulltana me na sundu e jo këta zhugana. Ne e kemi përnjëmend. E gjen ai një pretekst që t’i sulmojë komandantë e UÇK-së”, shtoi ai në Klan Kosova.
Derisa po ashtu gjatë emisionit ish-anëtari i brigadës “Atlantiku” dhe ish-anëtari i Vetëvendosjes, ka deklaruar se Albin Kurti, ka urrejtje çnjerëzore ndaj Hashim Thaçit.



