Nait Hasani: LVV do të bie në 35%, qytetarët e kanë kuptuar
Nait Hasani nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe zhvillimet e fundit politike në vend, duke pretenduar se mbështetja për këtë parti është në rënie të vazhdueshme.
Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë kuptuar situatën politike dhe mënyrën se si janë trajtuar figurat politike, përfshirë Vjosa Osmani. “Qytetarët tani e kanë kuptuar pikërisht kur ai nuk ia ofroi mundësinë Vjosa Osmanit të rizgjidhet. Ai e mashtroi Vjosën dhe e degradoi atë, duke e detyruar të sillet në atë mënyrë”, është shprehur Hasani.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka më fuqinë që kishte më parë. “VV nuk e ka më fuqinë, do të bjerë në 35%, nuk është më ajo fuqi. Vetëdija për çdo ditë ngritet, njerëzit e kanë parë që inflacioni i ka gërryer nga brenda çdo kohë”, deklaroi ai.Këto komente Hasani i bëri gjatë një paraqitjeje në emisionin “Click” në RTV21, ku foli për zhvillimet aktuale politike dhe perceptimin e qytetarëve ndaj qeverisjes.



