Haxhi Avdyli i çon “selam” Vetëvendosjes: “Nëse doni luftë, luftë do të keni”
07 maj 2026
| 00:20
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë Haxhi Avdyli ka thënë në “Kanal 10”, se Vjosa Osmani po linçohet vetëm pse është grua, por shton se “ka burra që do ta mbrojnë atë”. Ndërsa për Vetëvendosjen ka thënë se nëse duan luftë, luftë do të ketë.
“Po dojnë me linçu Vjosa Osmanin se është grua. Por po harrojnë që ka dhe burra që e mbrojnë atë grua. E ftoj VV-në, bëni luftë të ndershme se nëse doni luftë, luftë keni me pas. Nëse doni bashkëpunim para dhe pas zgjedhjeve, ndershmëri dhe projekte vazhdojmë me projekte”, tha ai.



