GUXO po tkurret, gati të mbetet vetëm në Gërvallën e Pecin

07 maj 2026 | 15:19

GUXO po përballet me një periudhë të vështirë politike, ku mbështetja dhe struktura e saj duket se po ngushtohet ndjeshëm. Në skenën aktuale, pesha e partisë po përqendrohet gjithnjë e më shumë vetëm te Donika Gërvalla-Schwarz dhe Faton Peci. Dy ditë kanë mbetur që kur Vjosa Osmani pritet të konfirmohet me votë në Këshillin e Përgjithshëm nëntëdhjetë e nëntë anëtarësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kthimi i saj tashmë duhet të konsumohet edhe proceduralisht simbas Statutit të LDK-së me shumicë votash nga partia prej ku ishte larguar. Rikthimi i saj do të jetë jo-thjesht-kthim, por si prijëse liste. Vjosa Osmani i është përvishur punës për të marrë njerëz të vet pas vete. Më e fundit ishte Jeta Statovcin, të 17-ën në listën zgjedhore të Vetëvendosjes, Kryetaren e Guxo-s në Prishtinë dhe një nga deputetet me peshë në grupin parlamentar të pushtetit. Osmani e njoftoi kthimin e saj në rrjete sociale: “E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit.”

“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës. Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.” Tjetër aderim, apo rikthim, te Vjosa Osmanit, është njoftuar edhe Albena Reshitaj e grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe partisë Guxo. Këtë “kthim” të saj, e ka njoftuar Burim Meta, ish-këshilltar i Osmanit dhe i afërm me ish-presidenten në veçanti kohëve të fundit, dhe i cili po ashtu pritet të kandidojë nga radhët e saj në zfjedhjet e 7 qershorit. “Guxo do të jetë e vetmja parti në histori të politikës kosovare që do të ketë më shumë kryetar se sa anëtar partie. Të gjithë nënkryetarët e partisë tashmë janë në përkrahje të Osmanit dhe LDK-së.

Do të ketë edhe prurje të tjera dhe ekskluzivitetin do ta ketë presidentja Osmani që ta paraqes para juve. Por natyrisht të gjithë deputetët që kanë treguar vlera do të jenë pjesë e jona por jo edhe deputetët që janë LVV dhe kaluan kinse në GUXO…. Po Albena do të jetë pjesë e jona”, tha Meta për RTV.21 Gazeta ‘Nacionale’ ka kuptuar se Lumir Abdixhiku veçse ua ka kumtuar anëtarëve të kryesisë se kush do të vijë me Osmanin si pjesë të listës zgjedhore nga ana e saj. Ditë më parë raportuar se janë kryesisht ithtarë të kahershëm të Osmanit si Haxhi Avdyli, Burim Meta, Bardhyl Hasanpapaj, Meliza Haradinaj, Eqrem Kryeziu, Dardan Bibaj, Albena Reshitaj. Ndërkohë sot u konfirmua edhe Jeta Statovci do të kalojë nga ana e Vjosa Osmanit prej Guxo-s. Se në çfarë modaliteti do të ndodh ky “ribashkim” ende nuk është saktësuar dhe pritet të konkretizohet të shtunën. Abdixhiku ka thënë se “do të punoj deri në momentin e fundit” për kthimin e Osmanit. Vjosa Osmani, është pyetur dje nga gazetarë lidhur me kandidimin e saj me listën e LDK-së. Osmani u shpreh se “nuk është mirë të spekulohet” dhe se nuk ka kërkuar kurrë ndonjë pozitë politike. “Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani. “Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri, ka reaguar pas vdekjes…