“Kosova vend ku prodhohet konflikt”, Ardian Gjini akuzon Kurtin se ia shkatërroi ëndrrat Kosovës

07 maj 2026 | 23:18

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 akuzoi Albin Kurtin se po e rrënon të ardhmen e Kosovës.

“Është duke i kthyer qytetarët e Kosovës me mendu sot për nesër… Kosova duhet me e kthy ëndrrën e vet, na e kem pas një ëndërr, kem ditë çka po duam, kemi kalu nëpër ’80, ’90, kemi kalu luftën, pavarësinë… nëse prishet ëndrra prishet solidariteti, rritet ekstremizmi. Albin Kurti sot është fajtori kryesor se sot Kosova është antiëndërr”, tha ai.

Përmendi se Kurti erdhi në pushtet duke thënë se do “t’i fusë hajnat në burg”, duke shtuar se një gjë të tillë duhet ta bënte duke filluar nga vetja.

“Kosova sot është vend ku prodhohet konflikt”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga udhëheqësit e PDK-së, Enver Hoxhaj ka publikuar një…