Tensionet te Real Madridit: Kush është ‘spiuni’ në mesin e lojtarëve që po i zbulon lajmet nga dhoma e zhveshjes?

08 maj 2026 | 11:40

Real Madridi po kalon javë të trazuara prapa skenës, me raportime të shumta që flasin për një atmosferë të tensionuar në skuadër, përplasje mes lojtarëve dhe pakënaqësi të brendshme. Sipas këtyre pretendimeve, incidentet janë shtuar në ditët e fundit dhe kanë detyruar klubin të ndërhyjë për ta qetësuar situatën.

Një nga rastet më të përfolura lidhet me Antonio Rüdiger, për të cilin pretendohet se ka pasur një konflikt me Álvaro Carreras, madje në një moment edhe e ka goditur, ndërsa lojtarët e tjerë janë dashur të ndërhyjnë për ta ndalur situatën.

Raportohet se javë më vonë, Rudiger e ka ofenduar dhe i ka bërtitur Carrerasit në stërvitje, deri në atë pikë sa skuadra e ka detyruar të kërkojë falje. Carreras e ka konfirmuar incidentin përmes një postimi në Instagram.

Në të njëjtën kohë, në qendër të vëmendjes janë edhe raportimet për një përplasje mes Aurélien Tchouaméni dhe Federico Valverde, ku thuhet se dy mesfushorët janë konfliktuar dy ditë radhazi. Sipas raportimeve, situata ka degraduar deri në përleshje dhe Valverde madje është dërguar për trajtim mjekësor.

Tensione nuk paska pasur vetëm mes lojtarëve. Pretendohet se edhe Kylian Mbappé është përfshirë në një debat verbal me një anëtar të stafit teknik, çka e ka shtuar idenë se brenda klubit ka mungesë harmonie në këtë periudhë.

Raportimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se Real Madridi ka reduktuar punën taktike në stërvitje, ndërsa një tjetër shqetësim serioz është pretendimi se ekziston një “spiun” nga brenda dhomës së zhveshjes, që po bën që shumë çështje të brendshme të përfundojnë në publik.

Kush është “spiuni”?

Sipas mediave spanjolle , shumë besojnë se bëhet fjalë për mesfushorin Dani Ceballos. Ai thuhet se ka dalë plotësisht nga planet e ekipit dhe pritet të largohet nga klubi në verë.

Situata e tij është përkeqësuar më tej pas një përplasjeje me trajnerin Alvaro Arbeloa, pas së cilës ai praktikisht është zhdukur nga kombinimet serioze për ekipin. Ka pasur gjithashtu pretendime se Ceballos i ka kërkuar Arbeloas të mos e kontaktojë më sepse mendojnë se nuk ka asgjë për të diskutuar.

Është interesante se, pas konfliktit të Ceballos me trajnerin, filluan të rrjedhin në publik informacione gjithnjë e më serioze rreth situatës në dhomën e zhveshjes.

Kjo është arsyeja pse disa njerëz në klub besojnë se ai mund të jetë personi që ka rrjedhur informacionin në media.

Ceballos e humbi vendin e tij në ekip fillimisht me Xabi Alonson dhe më pas me Arbeloan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimeve të shumta në media dhe rrjete sociale për…