Xhaka zgjedhet lojtari i sezonit te Sunderlandi
08 maj 2026
| 11:51
Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit te skuadra e tij, Sunderland.
Xhaka është transferuar verën e kaluar dhe menjëherë është bërë shtylla e ekipit anglez, duke treguar performanca fantastike.
Pas marrjes së çmimit, Xhaka ka thënë se është krenar për këtë vlerësim.
“Njerëzit e vunë në dyshim këtë transferim. Unë i besova vizionit. Sot, duke qëndruar këtu si ‘Lojtari i Vitit’, nuk ndiej asgjë tjetër përveç krenarisë, mirënjohjes dhe urisë për më shumë. Për tifozët, faleminderit që më pranuat që nga dita e parë, për pasionin tuaj, besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë gjithçka për mua”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.



