Shqipe Selimi nga Haga: Nuk ka shtyrje e as vonesë që na lodhë
08 maj 2026
| 13:29
Ish-deputetja e LV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi ka qëndruar në Hagë pasi ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
Selimi këtë e bëri me dije një postimi në rrjetin social në “Facebook” se “nuk ka shtyrje e as vonesë që na lodhë! Krenarë”.
Gjykata Speciale ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik.



