Ish-asamblisti dhe luftëtari i lirisë i bashkohet PDK-së në Gjakovë, Beqa e prezanton
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetari i degës në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se Himë Zeqa i është bashkuar kësaj partie.
Përmes një postimi publik, Beqa e ka mirëpritur Zeqën në familjen e PDK-së, duke e cilësuar atë si ish-asamblist, luftëtar të lirisë dhe veprimtar të kahmotshëm.
Sipas tij, bashkimi i Zeqës me PDK-në është dëshmi se vlerat për të cilat kjo parti ka qëndruar ndër vite vazhdojnë të bashkojnë njerëz me përvojë, dinjitet dhe përkushtim ndaj Kosovës.
Beqa ka theksuar gjithashtu se kontributi i Zeqës, së bashku me shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëvendës, pritet t’i japë forcë të re rrugëtimit të PDK-së drejt një vizioni më të fuqishëm për të ardhmen e vendit.

Njoftimi i plotë i Beqës:
“Mirë se vjen në familjen e madhe të PDK-së, Himë Zeqa — ish-asamblist, luftëtar i lirisë dhe veprimtar i kahmotshëm.
Bashkimi i tij me PDK-në është dëshmi se vlerat për të cilat kemi qëndruar gjithmonë po bashkojnë njerëz me përvojë, dinjitet dhe përkushtim ndaj Kosovës.
Kontributi i Himës, bashkë me shumë shokë e bashkëvendës, i jep forcë të re rrugëtimit tonë drejt një vizioni më të fuqishëm për të ardhmen e vendit.”



