Kryetari i degës së PDK-së në Heilbronn: Do të ishte pozitive që Fatmir Limaj të jetë pjesë e PDK-së

09 maj 2026 | 13:10

Kryetari i degës së PDK-së në Heilbronn të Gjermanisë ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës do të ishte një hap pozitiv për bashkimin dhe fuqizimin e spektrit politik shqiptar.

Ai është shprehur se shumë mbështetës do ta mirëprisnin rikthimin e Limajt në PDK, duke e parë këtë si një mundësi për afrimin e figurave politike dhe rritjen e unitetit brenda skenës politike në Kosovë.

“Besoj se për bashkimin dhe forcimin e spektrit politik do të ishte pozitive që Fatmir Limaj të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Shumë mbështetës do ta mirëpresin rikthimin e Limajt në PDK, duke e parë këtë si një hap drejt bashkimit dhe fuqizimit politik”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti…