AAK në Pejë bëhet me kryetar të ri

09 maj 2026 | 17:20

Në kuadër të procesit të kuvendeve zgjedhore në degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Pejë është zgjedhur Naim Bytyqi në krye të degës së partisë.

Haradinaj njoftoi se aktiviteti u zhvillua së bashku me Ardian Gjinin, duke theksuar se Peja ka qenë ndër shtyllat kryesore të Aleancës ndër vite.

“Me mbështetjen e delegatëve, për kryetar të Aleancës në Pejë u zgjodh Naim Bytyqi. Për shumë mandate pjesë e Kuvendit Komunal, Naimi ka qenë një zë i fuqishëm i qytetarëve të Pejës dhe një përfaqësues i përkushtuar i Aleancës.

Nën udhëheqjen e tij, Aleanca në Pejë do të vazhdojë të fuqizohet, në rrugën e rikthimit të shkëlqimit që i takon këtij qyteti dhe në angazhimin tonë të përbashkët për Pejën dhe gjithë Kosovën” u shpreh Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot në Pejë, bashkë me kryetarin Ardian Gjini, vazhduam procesin e kuvendeve zgjedhore në degët e Aleancës.

Peja ka qenë gjithmonë një nga shtyllat më të fuqishme të Aleancës, duke bashkuar njerëz me vlera, të dëshmuar në të gjitha kohërat.

Me mbështetjen e delegatëve, për kryetar të Aleancës në Pejë u zgjodh Naim Bytyqi. Për shumë mandate pjesë e Kuvendit Komunal, Naimi ka qenë një zë i fuqishëm i qytetarëve të Pejës dhe një përfaqësues i përkushtuar i Aleancës.

Nën udhëheqjen e tij, Aleanca në Pejë do të vazhdojë të fuqizohet, në rrugën e rikthimit të shkëlqimit që i takon këtij qyteti dhe në angazhimin tonë të përbashkët për Pejën dhe gjithë Kosovën.

Falënderim i veçantë për Ali Berishën dhe strukturat e deritanishme për kontributin dhe përkushtimin shumëvjeçar në shërbim të Aleancës në Pejë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se Fatmir Limaj,…