Daut Haradinaj: Rrustem Gecaj dhe familja e tij janë shtyllë e fortë e shtetit të Kosovës dhe lidhjeve me Amerikën

10 maj 2026 | 09:04

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka vlerësuar lart kontributin e veprimtarit Rrustem Gecaj dhe familjes së tij nga Lluka e Deçanit, duke i cilësuar si shtyllë të fortë të shtetit të Kosovës dhe të lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka theksuar rolin e Rrustem Gecakt dhe të shumë veprimtarëve të tjerë në forcimin e raporteve të Kosovës me Washingtonin.

“Mëngjesi me Rrustem Gecaj është më shumë se kënaqësi. Baca Rrustë dhe familja Gecaj nga Lluka e Deçanit janë shtyllë e fortë e shtetit tonë dhe e lidhjeve tona me Amerikën. Ai, për plot 55 vite, bashkë me shumë veprimtarë, i hapën dyert e Washingtonit për Kosovën shtet, dyer që askush s’do të mund t’i mbyllë. Ju paqim gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është rregulluar…