Abelard Tahiri tërhiqet nga gara për deputet: Do të jem pranë Bedri Hamzës për fitoren e PDK-së

10 maj 2026 | 17:56

Abelard Tahiri ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tahiri ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij politik pranë kandidatit për kryeministër të Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në mbështetje të fushatës zgjedhore dhe objektivave të partisë.

Ai u shpreh se synimi mbetet fitorja e PDK-së dhe avancimi i Kosovës në rrugën euroatlantike, duke forcuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Postimi i tij:

Dëshiroj t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jem në listën e kandidatëve për deputet të Republikës së Kosovës.

Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj çdo votuesi dhe përkrahësi të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Përkushtimi im ndaj vlerave demokratike dhe përmirësimit të shoqërisë vazhdon, edhe pa qenë pjesë e listës zgjedhore.

Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje dhe besim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi  Në një atmosferë të organizuar, me tone…