Para tubimit të bashkimit të LDK-së, pankartat “Bashkë me Vjosën”, “Shtëpia të mirëpret Vjosë”
10 maj 2026
| 18:17
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot tubim në AMC Hall, i cili është paraparë të nisë nga ora 18:00, ku do të prezantohen kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, raporton Kosova Press.
Para nisjes së tubimit, në sallë kanë filluar të arrijnë qytetarë, simpatizantë dhe përfaqësues politikë të kësaj partie.
Mbështetësit e LDK-së po mbajnë pankarta me mbishkrimet “Presidentja e zemrave tona”, “Rikthimi i shpresës”, “Bashkë me Vjosën” dhe “Mirë se erdhe Vjosë”.
Një ditë më parë, Abdixhiku kishte bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në këtë organizim, pas zyrtarizimit të kandidaturave.



