Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga qeveria, OVLUÇK-ja zero!
11 maj 2026
| 13:17
Ish-deputeti i grupit parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se disa organizata joqeveritare serbe kanë përfituar 619 690.98 euro nga qeveria Kurti dhe institucionet tjera publike të Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shkruar se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga qeveria ka përfituar zero euro.
“Ndërkohë, organizata që përfaqëson veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – OVLUÇK nuk ka përfituar asnjë euro nga qeveria”, ka shkruar Rrahmani.



