Arrihet marrëveshja, Goretzka në Serie A
11 maj 2026
| 13:18
Leon Goretzka ka mbyllur marrëveshjen me Milanin dhe do të transferohet në “San Siro” si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Bayernin.
Gjermani pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, duke mposhtur konkurrencën e Juventusit.
Ky transferim shihet si një lëvizje strategjike e kuqezinjve për të sjellë eksperiencë dhe forcë fizike në mesfushë.



