Arsenali dhe Tottenhami në garë për yllin e Romës
11 maj 2026
| 13:26
Mediat britanike raportojnë se Arsenali i është bashkuar garës për mbrojtësin e djathtë të Romës, Wesley.
22 vjeçari, i cili po shkëlqen në Serie A, është bërë objektiv edhe i Tottenhamit.
Roma kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin që ka kontratë deri në vitin 2030.
Me këtë lëvizje, Mikel Arteta synon të blindojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, duke mposhtur konkurrencën e fqinjëve londinezë.



