Notarja nga Kosova thyen rekordin kombëtar dhe shkëlqen me tri medalje në Kroaci

11 maj 2026 | 14:16

Notarja nga Kosova, Erina Idrizaj, ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare “Golden Orlando 2026”, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ajo njëherësh ka vendosur rekord të ri kombëtar në disiplinën 100 metra stil shpinë me kohën impresionuese: 1:04.95.

Në një konkurrencë tejet të fortë ndërkombëtare, Erina ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë absolute, duke e përmbyllur garën me gjithsej dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë.

Po ashtu, ajo ka realizuar edhe performancën më të mirë të ekipit të Kombëtares së Kosovës, duke i grumbulluar 680 AQUA Points.

Ky rezultat e shënon një arritje të madhe për sportin e Kosovës dhe një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të Erinës në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu qëllimin e tij për ta…