Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane
12 maj 2026
| 10:31
Gjermani Daniel Siebert, që drejtoi ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, do të jetë arbitër i finales së Ligës së Kampionëve.
Lajmin e ka bërë me dije UEFA nëpërmjet një njoftimi publik.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 30 maj, ndërsa vë përballë Arsenalin dhe Paris Saint-Germainin.
Francois Letexier i Francës, që drejtoi finalen e Euro 2024, do të jetë gjyqtar i ndeshjes finale të Ligës së Evropës mes Freiburgut dhe Aston Villas, më 20 maj.
Ndërkohë finalen e Ligës së Konferencës mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do ta drejtojë italiani Maurizio Mariani.



