Policia realizon 195 urdhëresa të gjykatës në rajonin e Prishtinës, sekuestron 6 armë dhe disa persona dërgon në burg

12 maj 2026 | 11:13

Policia e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës, duke bërë të ditur se, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  195 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca  e verifikime.

Nga policia është theksuar se personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm’”, ka njoftuar policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  195 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4366 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 620 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD),…