Mark Rutte për vizitë në Mal të Zi

12 maj 2026 | 13:53

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot qëndron për vizitë në Podgoricë të Malit të Zi.

Ai do të takohet me presidentin e këtij vendi, Jakov Milatoviq, kryeministrin, Milojko Spajiq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq dhe zyrtarë të tjerë.

Kështu është bërë më dije  në faqen zyrtare të NATO-s rreth kësaj vizite të shefit të Aleancës Veri-Atlantike.

Ai gjithashtu do të bisedojë me studentë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e sulmuesit Julian Alvarez te skuadra e Atletico…