Hoti: Numri i vetëm që ka rëndësi është ai i LDK-së

12 maj 2026 | 16:15

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka komentuar indirekt raportimet se ai është lënë jashtë top 10-shes në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Hoti në një postim në “Facebook”, duke publikuar një foto të logos së LDK-së.

“Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët. I juaji, Avdullah Hoti ✌️”, ka shkruar Hoti.

Sonte në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Deçanit ka organizuar akademi përkujtimore në nderim të…