Hoxha i Drenasit, në garë për deputet në listën e VV’së
12 maj 2026
| 23:27
Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka konfirmuar kandidimin e tij për deputet, në zgjedhjet e 7 qershorit.
Musliu do të jetë kandidat në listën e LVV-së, shkruan IndeksOnline.
“Në 89-tën ka filluar demokracia në Kosovë. Kryetari i Kuvendit shqiptar ka qenë hoxhë… Po kysmet me emër të Zotit” ka deklaruar Musliu në Kanal10.
Pas pak pritet të dalë lista e plotë e LVV-së, me kandidatët për deputetë.
Kurti ishte shfaqur me Mulla Osmanin përgjatë një fushate duke ngrënë pasul.




